Luis Suarez ka dhënë një intervistë për “The Players Tribune”, teksa ka rrëfyer edhe episodin e kafshimit të Chiellinit në Botërorin e 2014-s.

“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova gabimin. Golin e Godinit nuk e festova shumë, sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë. Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”, deklaroi Suarez, i cili mori nofkën “Vampiri”.

Uruguaiani shton se kishte frikë se prej këtij veprimi të shëmtuar, kalimi i tij tek Barcelona do të dështonte.

“Mendova se nuk do më plotësohej ëndrra. Por, edhe pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barcelonës më thanë se më dëshironin sërish në skuadër”, theksoi Suarez.