Sipas Sindikatës për mbrojtje dhe siguri, vetëm vitin e kaluar rreth 100 ushtarë janë larguarnga ARM-ja.

Kryetari i Sindikatës për Mbrojtje dhe Siguri, Risto Ajov, thotë se një arsye tjetër është edhe oferta e kompanive të huaja të sigurisë, të cilat paguajnë nga 6 mijë deri në 8 mijë dollarë.

Ai thotë se ushtarët e kualifikuar po braktisin armatën, ndërsa të rinjtë duhet të trajnohen 3 vjet për të arritur nivelin e tyre.

Këto fakte, sipas tij, Ministrinë e Mbrojtjes e rendisin si më të padëshirueshme për punësim.

“Pjesëtarët e ARM-së, duke marrë pjesë në misionet paqësore në Afganistan dhe Irak, kanë treguar aftësi në detyrat luftarake, të cilëve mund t’ju besohet. Andaj, ata janë një target-grup i rëndësishëm për të gjithë ato kompani për siguri që punojnë privat në ato hapësira të krizës. Ushtarët lehtë vendosin ta ndërrojnë punën e sigurtë në ARM, me të ashtuquajturën punë më pak të sigurtë për kompanitë private nën flamurin amerikan ose britanik”, u shpreh për TV21, Risto Ajtov.

Përveç zëvendësimit të të pensionuarve dhe atyre që janë larguar, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, paralajmëron që këtë vit do të pranojnë edhe ushtarë të rinj profesionistë. /