Ushtarët e Izraelit arrestojnë 12 palestinezë në Bregun Perëndimor, nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite njoftohet se në Bregun Perëndimor janë arrestuar 12 palestinezë, me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Forcat izraelite, të cilat kryejnë shpesh bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve palestineze, në burgjet izraelite ndodhen 7 mijë palestinezë, 300 prej tyre fëmijë.