Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke uruar të gjithë shqiptarët ardhjen e Vitit të Ri 2018.

Me një postim të thjeshtë në Facebook, Rama ka treguar një portret të familjes së tij: bashkëshortes Linda, djemve Greg dhe Zaho dhe vajzës Rea.

“Mirëmëngjes! Me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë ju uroj me gjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e familjeve tuaja”, – shkruan ndër të tjera Rama.

Ai ka zgjedhur që këtë fundvit ta kalojë diku në Tiranë dhe jo në Surrel, në vilën e tij.