Manchester United ka shënuar fitore të pastër prej 3:0 ndaj Stoke Cityt në Premierligë

Skuadra e Jose Mourinhos ka treguar paraqitje shumë të mirë ndaj Stoke Cityt në Old Trafford, duke shënuar fitore me rezultat 3:0.

Golat për vendësit i shënuan Antonio Valencia, Anthony Martial dhe Romelu Lukaku.

Pas kësaj fitoreje Unitedi përforcon pozitën e dytë më 50 pikë, 12 më pak se sa Manchester City në vendin e parë dhe tre më shumë se sa Liverpool dhe Chelsea në vendin e dytë dhe tretë.