Sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ishin dy shokë të cilët ndodheshin në konflikt për shkak të një borxhi.

Xhumai i kishte kërkuar borxh Astritit pas një jete të vështirë dhe një çështjeje gjyqësore për pjesëtimin e pasurisë, por kanë kaluar 4 vite dhe ai ende nuk ja ka shlyer borxhin që i ka Astritit.

Eni Çobani shpjegoi çështjen e Xhumait dhe i dha shpresë se nëqoftëse do ngrejë padi për çështjen e pjesëtimit të pasurisë, mund ta fitojë.

Astriti propozoi një zgjidhje duke vendosur t’i blejë Xhumait shtëpinë për 12 milionë lekë. Eni Çobani e përgëzoi Astritin që do ta ndihmojë shokun dhe i tha: “Astriti qenka një ‘xhymert’ i madh, e them me shpirt”.

“Jo se po ndihmoj atë, por s’kam si të marr ndryshe lekët. Unë besim vetëm tek ty kam znj.Eni”, tha Astriti. “Do presim vendimin e gjykatës?”, e pyeti juristja.

“Nuk e di, ti e di atë. Unë të pres vetëm ty”, u shpreh Astriti dhe përzgjedhja e fjalëve të tij shkaktoi të qeshura në publik dhe znj.Eni u vendos në siklet.

“Mos e marrim në konotacion negativ. Astriti më pret për zgjidhjen e problemit. Të lutem, sepse njerëzit i lënë ndonjëherë fjalët përgjysmë. Po më pret për zgjidhjen e problemit”, u shpreh Eni Çobani.