Me 4 shkurt, në Komunën e Ulqinit, në Malin e Zi, mbahen zgjedhjet lokale.

Në zgjedhjet e sivjetme do të garojnë tetë parti dhe dy koalicione, raporton VoA.

Partitë politike shqiptare në këto zgjedhje janë rreshtuar në tre lista zgjedhore.  

Zgjedhjet për komunën me shumicë shqiptare në Malin e Zi, vlerësohen si tejet të rëndësishme.