Tetë persona e humbën jetën, 13 konsiderohen të zhdukur, pasi që një anije me 48 udhëtarë, mes të cilëve edhe fëmijë, u fundos sot afër brigjeve të ishullit indonezian Kalimantan. Udhëtarët e tjerë janë shpëtuar, kumtuan përfaqësuesit e shërbimeve shpëtimtare.

Anija lundronte nga Tanxhung deri në Tarakan nga ana indoneziane e ishullit Borneo, ku është fundosur.

Tani për tani nuk dihet shkaku i fatkeqësisë.