Në provincën Hatay, në jug të Turqisë, kanë mbërritur automjete të blinduara që përdoren për transportin e forcave të sigurisë dhe automjete ushtarake për bllokimin e sinjaleve. Automjetet në fjalë janë dërguar si përforcime të njësive në kufirin me Sirinë, njofton Anadolu Agency. Autoblindat për në Reyhanli u transportuan me kamionë të njësive të sigurisë turke.

Njësitë e kontrollit kufitar vëzhgojnë kufirin me njësi patrullimi dhe kamera termike.

Kurse në anën tjetër të kufirit, në provincën Nesreyieh të Afrinit, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK, duken shtëllunga tymi që dalin nga disa vende.