Gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste DEASH të kryer në Stamboll, janë arrestuar 42 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipe të Departamentit për luftë kundër terrorizmit ndërmorën operacione me qëllim të arrestimit të personave për të cilët dyshohet se veprojnë në emër të DEASH-it dhe se përgatisnin akte terroriste.

Gjatë bastisjeve janë arrestuar 42 të huaj në 12 adresa në Basaksehir, Zeytinburnu, Bahcelievler, Sultangazi, Fatih, Pendik dhe Kagithane.

Ekipet kompetente gjatë bastisjeve kanë konfiskuar edhe një sasi të madhe të dokumenteve dhe materialit digjital.