Milan Skriniar është i fokusuar tek Interi dhe nuk po mendon fare për interesimin e Barcelonës, Manchester United e Manchester Cityt.

Qendërmbrojtësi që u transferua gjatë verës tek Interi nga Sampdoria për 27 milionë euro, ka mahnitur të gjithë me paraqitjet te ziklatrit, duke zgjuar interesimin e klubeve të mëdha europiane.

Manchester United, Manchester City dhe Barcelona janë tri klubet që po interesohen për 22-vjeçarin, por ai thotë se është i përkushtuar vetëm tek Interi.

“A të shpërqendrojnë thashethemet e merkatos? Kushdo që është këtu dëshiron të japë më të mirën për Interin dhe nuk po mendon askush për largimin”, u përgjigj ai për “Premium Sport”.

“Sa për vete, vetëm sa kam arritur dhe jam i fokusuar në detyrat e mira. Dua të luaj sa më shumë që është e mundur dhe ta ndihmoj Interin”, shtoi mbrojtësi 22-vjeçar.