Transferimi i Alexis Sanchezit në Manchester United varet nga ajo nëse Henrikh Mkhitaryan arrin marrëveshje për kushtet me Arsenalin.

Kështu ka thënë sot agjenti i armenit, Mino Raiola, transmeton Express.

Raiola ka thënë për Sky Sports: “Sanchez është pjesë e marrëveshjes për Mkhitaryanin dhe jo e kundërta”.

Madje ai ka shkuar edhe më larg duke pohuar se pa mesfushorin armen, ylli kilian nuk kalon në United.

“Pa të, Sanchez thjesht nuk shkon në United”, ka thënë Raiola.

Mësohet se nëse arrihet marrëveshje, atëherë ajo do të jetë ndërrim lojtarësh kokë me kokë dhe se nuk do të paguhet asnjë shumë për Sanchezin.