Një grua ka humbur jetën këtë të martë në Lezhë pasi ka konsumuar fostoksinë.

Sipas burimeve policore, 58-vjeçarja D.N., banuese në fshatin Rrilë ka konsumuar fostoksinë. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital, por dhe gjatë rrugës spital ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia.