Aktori i famshëm, Tom Cruise ka rinisur xhirimet e filmit “Mission Impossible 6” disa muaj pas aksidentit që pësoi gjatë performimit të një skene të këtij filmi.

Gjatë së ditës së djeshme, aktori është fotografuar në rrugët e kryeqytetit britanik të Londrës.

Përveç Cruise, pjesë e kastës së filmit janë edhe Vanessa Kirby, Rebecca Ferguson dhe Henry Cavill.

Theksojmë se ky film pritet që ta ketë premierën më 27 korrik në ekranet e mëdha të kinemave.

Image
Image