Gjigantët automobilistikë japonez Tojota dhe Mazda do të ndërtojnë fabrikë të re në shtetin jugor amerikan Alabama.

Fabrika në Hanstvil do të kushtojë 1,6 miliardë dollarë dhe pritet të fillojë me punë deri në vitin 2021.

Në të do të prodhohen rreth 300 mijë automjete në vit dhe do të hapen rreth 4.000 vende pune. Tojota tashmë punon në pjesën veriore të shtetit, ku në vitin 2003 ndërtoi fabrikë për motor për automobila dhe kamionë, në 22 kilometra nga qendra e re.

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp në Tuiter e përshëndeti këtë hap.

“Kompanitë kthehen në SHBA. Urime Alabama!”, shkroi Tramp.