Bankomati i një banke të nivelit të dytë në rrugën e Dajtit është dëmtuar nga një person që nuk ka mundur të tërheqë dot para.

Sipas policisë, rreth orës 17:00 të dy ditëve më parë, në rrugën e Dajtit, ai ka shkuar te bankomati i një banke për të tërhequr para.

Por, kur ka parë se bankomati ka qenë jashtë funksionit, me gjasë është nervozuar dhe ka thyer xhamin e bankomatit.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili akuzohet për veprën penale Shkatërrimi i pronës.