Juventusi ka bërë të ditur listën e lojtarëve që mund të largohen nga klubi nëse vjen oferta e duhur, dhe në këtë listë ishte edhe Klaudio Markizio.

Madje, Juventusi po kërkon edhe për zëvendësuesin e mundshëm të lojtarit që ka luajtur gjithë karrierën e tij në Torino.

Por, tifozët e klubit juventin nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e klubit dhe i kanë dalë kundër.

Ata e konsiderojnë Markizion njërin ndër beniaminët e skuadrës, edhe pse vitet e fundit nuk ka luajtur shumë për shkak dëmtimesh.

Ata kanë shkuar në qendrën stërvitore të ekipit dhe kanë nxjerrë një pankartë të madhe ku shkruhej, “Markizio nuk do të lëvizë, Markizio do të qëndrojë me ne”.