Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativëës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në veri të vendit, Oliver Ivanoviqit. Ai ka bërë thirrje që ky rast të ndriçohet sa më shpjet. “I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti po ashtu u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve që të bashkëpunojnë për zbardhjen e këtij rasti. : Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.”, ka përfudnuar Thaç,.

Ndryshe, sot lideri i iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq ka vdekur në spitalin e Mitrovicës pasiqë është gjuajtur me armë zjarri para zyrës së tij. /21Media