Tetë persona janë lënduar rëndë në gjithsej 11 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se në tre ditët e fundit, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Një shofer ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe dy këmbësorë nuk e kanë kaluar rrugën në vija të bardha. Nga komunikacioni është përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 10 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe automjete të paregjistruara.  Janë hasur edhe 88 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë larguar 85 automjete.