Një tërmet prej 4 ballësh sot pasdite në orën 18 e 36 minuta u regjistrua pranë Dojranit.

Tërmeti ishte me një epiqendër 9 km në veri-lindje të Dojranit të Vjetër dhe në një thellësi prej 2 km, njofton TetovaSot.

Ky është një tjetër tërmet në një seri goditjesh që goditën këtë rajon, në lindje të kufirit maqedonas, i cili më i fuqishmi ishte sot herët në mengjes me intensitet prej 5 ballësh.