Gjashtëmbëdhjetë tërmete të një pas njëshme kanë goditur mbrëmë rajonin e Dojranit. Tërmeti më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit. Dridhjet janë ndjerë mjaftueshëm nga qytetarët e Dojranit të Vjetër dhe Strumicës por edhe në vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria. Gjithashtu, tërmeti është ndjerë edhe në Shkup. Sizmologu Mihajll Garevski thotë që një shkallë e tillë i tërmetit mund t’i ketë shqetësuar qytetarët dhe paralajmëron se dridhjet do të vazhdojnë edhe më tej deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike.

 Epiqendra ishte në territorin e Greqisë me magnitud prej 5 shkallë sipas Rihterit. Tërmetit i paraprin disa dridhje tektonike me magnitudë ndërmjet 3.6 e pastaj pasoi tërmeti prej 5 shkallëve të shkalës Rihter. Tërmeti ishte i ngjashëm me atë që ndodhi në Shkup dhe tërmetit që vitin e kaluar ndodhi në Ohër” -tha sizmologu Mihajll Garevski.

Dridhja më e fuqishme, ajo prej 5 ballëve sipas shkallës Rihteri, ka shkaktuar vetëm plasaritjen e disa shtëpive. Ndryshe, sipas sizmologut Garevski i gjithë territori i Maqedonisë është zone aktive sizmologjike dhe kjo është më e theksuar në Dibër, Shkup, Ohër, Berovë dhe Vallandovë./Alsat-M