Tenton të trafikojë drejt Maqedonisë 7,2 kg bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia Kufitare kap dhe arreston në flagrancë në kufirin e gjelbër, një shtetas.  Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin Bexhet Hoxhallari, 25 vjeç, banues në Buçimas- Pogradec, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.01.2018, gjatë patrullimit që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në kufi të gjelbër, në vendin e quajtur “Antenat” mbi fshatin Guras e Tushemisht, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm me një thes brenda të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

Tre pako me peshë 7,2 kilogramë me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e seksionit për Narkotikët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.