Të paktën 11 persona e humbën jetën sot në një sulm vetëvrasës me bomba ndaj një xhamie në qytetin nigerian Gambor në afërsi të kufirit me Kamerunin.

Sulmi është kryer gjatë lutjes së mëngjesit në një xhami.

Përveç 11 besimtarëve të vrarë, ekipet për shpëtim e kanë gjetur edhe trupin e bombarduesit.

Akoma askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, por supozohet se është vepër e grupit islamist Boko Haram, i cili është aktiv në këtë rajon. Grupi është i njohur për nga sulmet vetëvrasëse ndaj caqeve civile plot me njerëz.

Në fjalimin e tij për festat e fundvitit, presidenti i Nigerisë, Muhamed Buhari deklaroi se grupi terrorist në masë të madhe është mposhtur nga forcat e sigurisë.