Deputeti Johan Tarçullovski kërkoi nga gjykata penale të lejojë që ai të largohet nga shtëpia e tij për 4 orë më 18 janar nga që nga parlamenti të dëgjojë personalisht fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili të mërkurën vjen në Maqedoni, përcjell FLAKA.

Në një letër dërguar gjyqtarit të procedurës paraprake Dimishkova përmes avokatit të tij Apostollski sot, ai shkruan se ai është i vetëdijshëm se parlamenti e mori imunitetin e tij dhe se duhet të qendrojë në arrest shtëpiak, por shtoi se ai ende në këtë fazë shërben si deputet.

“Do të jetë nder dhe kënaqësia ime speciale për të dëgjuar fjalimin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sepse jam një mbështetës i madh i integrimit tonë në NATO dhe BE. Në këtë kuptim, unë konsideroj se prania ime në seancën në të cilën do të drejtohet z. Stoltenberg është në drejtim të riafirmimit të zotimeve dhe premtimeve që u kam bërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe votuesve të mi për integrimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike”, thuhet në kërkesën e Johan Tarçullovskit.

Tarçullovski pret që gjykata t’i japë atij leje, sepse ai nuk e ka shkelur ndalimin, gjegjësisht dënimin dhe nuk e ka lëshuar shtëpinë e tij deri më tani.