Në takimin me efektivin e policisë në Gostivar, për të shënuar ditën e parë të këtij viti, shprehëm qëndrimin se do të kemi qasje të re dhe më agresive në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe profileve tjera të kriminalizuara, porositi zv ministri Agim Nuhiu, pas takimit të parë që realizoi në vitin 2018.

“Do të goditet gjithësecili që nuk do i nënshtrohet autoritetit absolut të ligjit. Viti 2018 do të jetë viti i përballjes së pakompromis me krimin dhe korrupsionin, qofshin ata edhe brenda strukturave të policisë së shtetit! Le të jetë një vit i mbarë!”, ka shkruar Nuhiu.

Mirëpo kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka akuzuar Nuhiun për partizim të policisë. Taravari ka postuar një fotografi ku kryeshefi i policisë së Gostivarit vërehet në një organizim partiak.

“Alo Agim Nuhiu,
Komandanti i policisê së Gostivarit NUK duhet të jetë anëtarë i BDI-së!
Nuk do të tolerojmë partizim tê institucioneve!!!”, ka porositur Taravari