Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me delegacionin e Klubit diplomatik, ku i informoi diplomatët për çështjet aktuale lidhur me politikën e jashtme të vendit, të kahëzuara drejt realizimit të interesave strategjike lidhur me Bashkimin Evropian, anëtarësimin në NATO, politikën fqinje, si dhe lidhur me relacionet me SHBA-në dhe vendet e tjera nga skena globale politike.

Vëmendje e posaçme në takimi siç informojnë nga Kabineti i Zaevit, iu kushtua mundësive për zhvillimin e ri pozitiv në avancimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të vendit, me theks të posaçëm në marrëdhëniet me Greqinë dhe problemin e saj me emrin tonë kushtetues.

Përfaqësuesit e Klubit diplomatik u falënderuan për mundësinë për t’u informuar drejtpërdrejtë për aktivitetet e qeverisë lidhur me këtë çështje, si dhe për mundësinë e ofruar që t’i paraqesin pikëpamjet e tyre, duke pasur parasysh faktin që diplomatët me përvojë nga ky trup joformal ishin injoruar nga përbërja paraprake qeveritare.

Kryeministri Zaev, thuhet në kumtesë, ka cekur se në periudhën kur Republika e Maqedonisë duhet të sjellë vendime të rëndësishme për këto interesa tona strategjike, çdo ide dhe përvojë e mirë që mund të ndihmojë, janë të mirëseardhura.