Tony Chapron është suspenduar nga Federata e Gjyqtarëve të Francës, pas goditjes dhe përjashtimit me të kuq të futbollistit Diego Carlos

Federata e Gjyqtarëve të Francës ka suspenduar gjyqtarin Tony Chapron, i cili ishte caktuar për ndeshjen e së mërkurës ndaj Angers dhe Troyes.

Chapron gjatë ndeshjes Nantes – PSG shqelmoi dhe përjashtoi nga loja mbrojtësin Diego Carlos, ani pse pa të drejtë.

“Tony Chapron, i cili ishte përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen Angers – Troyes është pezulluar deri në njoftimin tonë të ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjyqtari pas ndeshjes së mbrëmshme e kishte kuptuar se ka gabuar dhe ka kërkuar falje për sjelljen e tij.