Mirabelli thotë se Suso nuk do të largohet nga Milani.

Milani është në tranzicion dhe pas shumë blerjeve, duhet të largohen disa të tjerë para se të vijnë fytyra të reja për të ndërtuar dhe forcuar edhe më shumë skuadrën për të ardhmen.

Emri i spanjollit, Suso, është lakuar si një sakrifikues, por drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, thotë se Suso e ka vendin në San Siro.

“Me Suson, tashmë e kemi bërë të qartë; nuk e shesim edhe për një ofertë prej 80 milionë eurove. Sapo kemi nënshkruar kontratën e re që ishte një hap i rëndësishëm dhe ai nuk do të largohet nga Milani”, deklaroi Mirabelli.