Pançe Angellov, sulmuesi i ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë ndodhive të 27 prillit vitin e kaluar, sot në seancë në gjykatën e Apelit përmes avokatit të tij do të kërkojë uljen e dënimit.
I akuzuari ankohet në kualifikimin e akuzës pas pranimit të fajit.
Angellov ishte akuzuar për veprën dhunë dhe ishte dënuar më 4 vjet burg.