Johan Tarçullovski, deputeti i dyshuar për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill të vitit të kaluar, sot ishte në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për të dhënë dëshmi.

Tarçullovski ishte i shoqëruar nga policia pasi ishte sjellë nga arresti shtëpiak të cilin ia ka caktuar gjykatësi i procedurës paraprake.  Tarçullovski është i dyshuar për vepër penale “kërcenim terrorist i sigurisë dhe rendit kushtetues” dhe procedura është në fazën e hetimit por mësohet se Tarçullovski ka kërkuar që t’i sheh provat me të cilat ngarkohet.

Tarçullovski në mënyrë plotësuese ka kërkuar leje nga gjykata për të marrë pjesë në fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kuvend. Përveç Tarçullovskit, në Prokurori u mor në pyetje edhe deputetja Zhaklina Peshevska e cila gjithashtu është në arrest shtëpiak, ndërsa të enjten do duhet të vijë edhe deputeti Lupço Dimovski.

Antonio Apostolski, avokat i Tarçullovskit

“Zotëri Tarçullovski sot erdhi për të dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Deklaratën e dha para Prokurorisë kompetente dhe pikërisht për këtë kemi ardhur. Tani është faza e hetimit dhe nuk mund të komentojë asgjë në lidhje me hetimin”