Vajza e liderit të partisë së djathtë për pavarësi të Britanisë së Madhe (UKIP), Joe Marney, është larguar nga partia për shkak të porosive të saja raciste në llogari të bashkëshortes së ardhshme të princ Harry, aktores amerikane Meghan Markle.

Marney në porositë e shkëmbyera me miqtë, kishte deklaruar se afro-amerikania Meghan “me prejardhjen e saj do të njollosë familjen tonë mbretërore”, transmeton Daily Mail.