Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka shënuar shumë të arritura gjatë vitit që kemi lënë pas.

Kënga e saj e fundit me titull “Anywhere” u shndërrua në hit në shumë vende, duke qëndruar për javë të tëra në krye të top-listave, shkruan lajmi.net.

Mbarë e filloi edhe vitin 2018, Rita ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, përmes të cilës tregon se cilin lajm e mori që në ditën e parë të vitit.

“Numër 1 në iTunes përsëri!! Çfarë mënyre e mirë për të filluar vitin”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografi.

Për ndryshe, Rita ka qenë shumë e komentuar edhe sa i përket jetës private, së fundi është bërë publike lidhja e saj me muzikantin Andrew Watt.