Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski sot konfirmoi se më 23 janar të këtij viti do të dëshmojë në PSP për rastin “Trajektorja”.

“Po. Më 23 janar jam i ftuar në Prokurorinë Speciale Publike si përfaqësues i shtetit në lëndën ‘Trajektorja'”, tha Sugarevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbikëqyrjes në punët ndërtimore te pikëpagesa Sopot.

Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me keqpërdorime të lidhura me ndërtimin e autostradave Milladinovski – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.