“Tav” do të investojë mjete në të mira publike, të cilat janë në interes të qytetarëve, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për çka do të ridedikohen paratë që kompania turke u detyrua t’i investojë konform marrëveshjes koncesionale dhe informacioneve se nuk do të  ndërtojë kargo aeroport në Shtip.

“Ministria ka shpallur numër të caktuar të tenderëve për kanalizime. Por, në përgjithësi, ata 45-46 milionë euro di tlë dedikiohen për nevoija të veçanta të qytetarëve”, tha Sugareski pas ekspertizës së punëve ndërtimore në pikën pagesore Sopot.

Lidhur me formimin e transportit nacional ajror, përsëriti se bëhen analiza dhe kjo çështje do të rregullohet sipas shembullit të Serbisë, me partneritet publik-privat.

“Derisa nuk shihet analizë e plotë, nuk do hynim në aventura, të cilat do të ishin paraprakisht të dënuara”, potencoi ministri Sugareski.