Luis Suarez ka rrëfyer për gabimin që kishte bërë me kafshimin ndaj Georgio Chiellinit, ku mendoi se kishte mbaruar ëndrra e tij për të kaluar në Barcelonë

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ishte përjashtuar nga Kupa e Botës 2014 dhe suspenduar me katër muaj mos lojë, pasi kishet kafshuar Georgio Chiellini.

Ai tregon tmerrin që kishte përjetuar dhe frikën se Barcelona do të largonte interesimin për të.

“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova gabimin. Golin e Godinit nuk e festova shumë sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë. Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”, deklaroi Suarez.

“Mendova se nuk do të më plotësohej ëndrra. Por, pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barçës më thanë që sërish më dëshironin në skuadër”.