E keni parasysh atë momentin kur merrni diçka pa e kuptuar se si? Një profesor ka një teori mjaft të këndshme se pse ndodh kjo.

Ne tashmë e dimë se gjuha luan vetëm një pjesë në komunikimin njerëzor dhe se sinjalet joverbale janë gjithashtu kyçe.

Por Digby Tantam, një profesor i psikoterapisë në Universitetin e Sheffield, e çon këtë në një fazë tjetër duke argumentuar se truri njerëzor është i ndërlidhur njësoj si “wi-fi”.

Tantam pohon se truri mbledh mikrosinjale të vogla që komunikojnë atë që një person po mendon duke na dhënë atë që e quajmë ndryshe “parandjenjë”, apo moment intuitiv.

Tantam tha për Telegraph se e quan këtë fenomen “Interbrain” .

Ne mund të kuptojmë drejtpërsëdrejti emocionet e njerëzve të tjerë dhe se çfarë gjëje ata janë duke i kushtuar vëmendje në moment.

Ajo bazohet në lidhjen e drejtpërdrejtë midis trurit tonë dhe njerëzve të tjerë. Kjo quhet ndërhyrje ose ndryshe “Interbrain”./