Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si duket  e detyron VMRO-DPMNE-në të ndërpres bojkotin e Parlamentit përkohësisht. Kjo ndodh për shkak të fjalimit që Stoltenberg do të mbaj në Kuvendin e Maqedonisë.

Ky gjest   i VMRO-së, nga opinioni shifet edhe si  fillim i ndrimit të kursit  politik të kësaj partie  dhe sigurisht se është  një shenjë pozitive për Maqedoninë  dhe proceset euro integruese.