Sri Lanka hoqi të mërkurën ndalimin e miratuar ndaj grave prej 39 vitesh në fuqi për të blerë alkool apo punuar në ambiente ku shitet apo prodhohen pije alkoolike, njoftoi sot për median një zëdhënës i Ministrisë së Financave. Por, disa ditë më vonë, ndalesa u rikthye në fuqi, me vendim të Presidentit.

Ligji i 1979, që ndalon shitjen e të gjitha llojeve të pijeve alkoolike për gratë, në këtë ishull që numëron 21 milionë banorë, u shfuqizua në kuadër të një lufte më të gjerë kundër seksizmit në tekstet e ligjit, sqaroi zëdhënësi, Ali Hassen.

“Ideja është që të rivendoset neutraliteti mes gjinive”, komentoi ai, përcjell Atsh.

Veprimi i Ministrisë nuk i ka pëlqyer Presidentit të vendit, Maithripala Sirisena, i cili të dielën ka urdhëruar që të anulohet shfuqizimi i ndalesës.