Ndersa sezoni ka arritur në mesin e tij, “Goal.com” ka përpiluar formacionin më të mirë deri tani në ligat më të forta në Evropë.

Edhe pse ka qenë e vështirë të zgjidhnin vetëm 11, sepse ka patur shumë përformues të mirë deri tani në Evropë, ata janë munduar të përzgjedhin më të mirët.

Ajo që bie në sy është dominimi i yjeve të Premierligës, sidomos më repartin e sulmit dhe mesfushë. Në sulm të përzgjedhur janë sulmuesi Herri Kejn dhe anësori Mohamed Salah nga Premierliga, ndersa në mesfushe dy yjet e Mancester Sitit, Silva dhe De Brujn.

Tjetër lojtar i Premierligës në këtë formacion është spanjolli de Gea, i cili është gardiani më i mirë deri më tani sipas “Goal.com.

Ndersa formacionin më pas e kompletojnë dy lojtarë të PSG-së, Mbape dhe Dani Alves, dy lojtarë nga Seria A, Shkriniar dhe Luis Alberto, si dhe Pike e mbrojtësi i majtë i Augsburgut, Maks.