Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Besiktasit dhe Skënderbeut me rezultatin 3-2, në favor të turqve.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Pektemek në minutën e 15-të, ndërsa Sowe barazoi 2 minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë korçarët pësuan dy gola, ndërsa shënuan vetëm një, me anë të Sabien Lilajt, në minutën e 90-të me penallti.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore për Skënderbeun, ndërsa në ndeshjen e parë u mundën 3-0 nga Bursaspori.