Aktori i famshëm Liam Neeson ka thënë se akuzat për sulme dhe abuzime seksuale në Hollywood janë një ‘gjueti shtrigash’.

I pyetur për serinë e pretendimeve për sulme seksuale ndaj njerëzve të fuqishëm të industrisë më të madhe të filmave ai tha për televizioni irlandez: “Kjo që po ndodh është paksa një gjueti shtrigash.”

“Ka disa njerëz, njerëz të famshëm që janë akuzuar papritmas se i kanë prekur gjurin një vajzë, apo diçka të tillë. Dhe papritams ata janë larguar nga programet e tyre.”

Në qendër të akuzave ka qenë është edhe aktori me të cilin Neeson ka luajtur filma Dustin Hoffman.

Janë disa gra që e akuzuan publikisht Hoffman për sjellje të pahijshme seksuale, ku dy prej tyre u shprehën se janë sulmuar gjatë filmit të vitit 1987 “Ishtar”.

“Un mendoj se Dustin Hoffman ishte … Nuk po them që kam bërë gjëra të ngjashme me ato që ka bërë ai, mesa duket i ka prekur gjoksin një vajze apo pjesë të tjera intime, por janë gjëra fëmijësh.”

Aktori 80 vjeçar, fitues i dy çmimeve i përshkroi akuzat si “gënjeshtra shpifëse”.

Megjithatë, Neeson, i cili ka lindur në Irlandën e Veriut por gjithashtu ka nënshtetësi Amerikane, tha se e mirëpriti tendencën e përgjithshme ndaj ekspozimit të ngacmimeve.

“Ka një lëvizje që ndodh dhe është e mirë dhe është në të gjitha industritë,”-tha ai.