Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të VV’së.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se i vetmi pajtim në këtë takim ishte për vazhdim të diskutimeve.

“Problemi është i dukshëm dhe ka probleme të theksuara. Nuk kemi arrit që të gjejmë marrëveshje apo dakordim për rrugën përpara. Së paku u dakorduam që të diskutojmë. Një problem që është krijuar për kohë të gjatë vështirë që mund të zgjidhet për katër orë”, tha Ahmeti.

Përçarjet e mëdha brenda Vetëvendosjes janë manifestuar me një numër të madh dorëheqjesh, përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm, Dardan Molliqajn.

Ndërkohë, Albin Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të VV’së në zgjedhjet partiake që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.