Rreth 1,500 policë kanë punuar mbi 150 orë  jashtë orarit të punës dhe për këtë nuk u është dhënë asnje kompenzim, , akuzuan nga Sindikata e Pavarur e Policisë.

Kryetari i Sindikatës, Goce Todev, deklaroi se sipas informatave të tyre, ka një numër të stacioneve ku të punësuarve nuk u janë paguar kompensimet dhe kërkuan nga MPB-te njëjtat të paghuehen sa më shpejt.

“Bëhet fjalë për më shumë stacione policore, të cilat kanë punuar më shumë sesa është paraparë me orarin e punës. Këto janë stacione operative.E paralajmërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, që urgjentisht të reagojë dhe të fillojë me vlerësimin e të gjitha listave të dorëzuara të cilat kanë të bëjnë me punën jashtë orarit të punës  dhe të njëjtat të paguhen” – tha Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Todev.

Bëhet fjalë për inspektor të cilët punojnë jashtë orarit të punës. Pjesa më e madhe e këtyre nëpunësve janë nga SPB – Shkup dhe sektorët e tjera për punë të brendshme” tha Todev.

Ai i bëri thirrje MBP-së, që tua paguaj nëpunësve policor të cilët kanë punuar 150 orë pune shtesë dhe pagesa të bëhet sipas parimit të një page mesatare në nivel të RM-së.