Prej shumë vitesh moderatorja Rudina Magjistari është në një marrëdhënie me kampionin e kick-boxing, Xhavit Bajramin.

Kjo lidhje u konsolidua para dy vitesh, kur në jetë erdhi vajza e tyre e parë, Mia.

Rudina ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, por për herë të parë u rrëfye për ndjenjat e saj.

E pyetur në një instervistë në emisionin “Thumb”, se çfarë dhurate i ka bërë Xhaviti, Rudina u shpreh se nuk i pëlqejnë dhuratat por është bërë pak nostalgjike duke u kthyer pas në vite dhe duke rrëfyer momentin kur  Xhaviti i ka propozuar.

“Ka qenë një surprizë shumë e bukur”, tha moderatorja ndërsa shtoi se një nga gjërat që e bën ta dashurojë çdo ditë partnerin është fakti që i thotë fjalë të bukura vazhdimisht.