Në sezonin e dimrit ne jemi të predispozuar të sëmuremi më shumë se kurdoherë. Simptomat kryesore të gripit përfshijnë djegie të fytit, hundë të bllokuara dhe kollë që mund të jetë tepër e bezdisshme nëse zgjat për shumë ditë.

Por nëse nuk e dini se ka një zgjidhje, atëherë jua themi ne se ekziston një e tillë, që do ta eliminonte kollën në kohë rekord. Ky ilaç kundra kollës njihet si shurupi i birrës, pasi në përmbajtjen të tij ka birrë. Asgjë për tu befasuar!

Mësoni se si ta përgatisni këtë ilaç të thjeshtë që do të largojë kollën në vetëm 24 orë:

Përbërësit:
500 ml birrë,
150 gr. sheqer kaf.
Përgatitja:
Në një enë të vënë në nxehtësi të ulët hidhni sheqerin kaf  dhe e lini derisa të kthehet në karamel
Hiqeni më pas nga nxehtësia dhe derdhni birrën.
E përzieni mirë derisa përbërësit të kombinohen së bashku dhe i lini sërish në nxehtësi për 15-20 minuta.
Pasi të ketë marrë ngjyrën e mjaltit, hiqeni nga nxehtësiameton shije.al. Futeni të gjithë përbërjen në një kavanoz qelqi dhe nisni ta konsumoni tri herë në ditë.
Shënim: Shtoni gjethe të thata nenexhiku në shurupin e birrës nëse doni të trajtoni kollën e thatë.