Ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka përshëndetur miratimin e një ligji nga Parlamenti i Maqedonisë, i cili përcakton përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në shtetin fqinj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se miratimi i këtij ligji përbën një arritje të rëndësishme për shqiptarët.

Por, në këtë shkrim të Bytyqit në rrjetin social, bien në sy gabimet e shumta drejtshkrimore, por edhe logjike, të zyrtarit më të lartë të arsimit në vend.

Shkrimi i plotë i Bytyqit:

GJUHA SHQIPE NË MAQEDONI

Sot Parlamenti i Maqedonisë ka Miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni kjo është një arritje e rëndësishme për popullin shqipëtar. Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë etj, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj do të jetë edhe gjuha shqipe.
Urime për popullin shqiptar dhe Parlamentin e Maqedonisë i cili dha dritën jeshile për miratimin e këtij ligji.