Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania bashkarisht apeluan deri te presidenti amerikan Donald Tramp që ta respektojë Marrëveshjen, me të cilën kufizohen ambicjet bërthamore të Iranit.

Përfaqësuesit e forcave evropiane dërguan apel deri te Trampi, vetëm një ditë para se ai të vendos nëse sërish të vendos sanksione ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe  ministrat e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, të Francës dhe të Gjermanisë, Boris Xhonson, Zhan-Iv Le Drian dhe Zigmar Gabriel biseduan me shefin e diplomacisë iraniane, Xhavat Zarif në Bruksel dhe e kanë përkrahur Marrëveshjen e viti 2015.

Për dallim nga Trampi, i cili Marrëveshjen multilaterale për programin bërthamor iranian e cilësoi si “marrëveshjen më të keqe”, diplomatët evropianë njoftuan se ajo nuk ka alternativë.

Zarif në rrjetet sociale poublikoi se nga takimi në Bruksel është dërguar porosi e fuqishme se Irani i përmbahet Marrëveshjes.

Presidenti amerikan, nesër, kur është afati i fundit, duhet të marrë vendim nëse do të vazhdohet ngrirja e sanksioneve ekonomike të SHBA-së drejt Iranit.