Një shofer automobili u lëndua rëndë në një nga gjithsej shtatë aksidentet rrugore që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar pesë persona, ndërsa në katër u shkaktua dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar shumë kundërvajtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëzet e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe dhe tre shoferë për rreshtim të parregullt.

Nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të marrin leje për drejtim të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe një automjet teknikisht i parregullt dhe 10 automjete të paregjistruara.