Një numër i madh i shqiptarëve të cilët kanë mbushur 65 vite janë në pritje të pensioneve sociale, një premtim ky i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

Agjencia e lajmeve INA mëson se një numër i madh i shqiptarëve të cilët për dekada me radhë nuk kanë pasur mundësi punësimi në institucione shtetërore, ndërsa mbijetesën e kanë siguruar përmes punëve private, ku nuk kanë pasur mundësi ti paguajnë kontributet pensionale ndaj shtetit.

Kjo kategori e qytetarëve nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa mbijetojnë nga remitencat dhe solidariteti i familjeve shqiptare, traditë kjo shekullore.

Ligji paradoksal i cili kërkon 15 vite stazhë i ka dëmtuar në masë të madhe, për faktin se disa prej tyre duke filluar nga 5 deri në 10 vite, apo ma shumë kanë paguar kontributet ndaj shteti.

“Është paradoksale. Unë 12 vite i kam paguar kontributet ndaj shtetit, ndërsa vetëm për 3  vite janë privuar nga e drejta për pension. Kam parë në shtete evropiane, që me dy tre vite punë marrin një pesion solid. Ky shtet na ka dërmuar për vite me rradhë”, shprehet një i moshuar për agjencinë e lajmeve INA.

Këtyre ditëve, Ministria për Punë dhe Politik Sociale ka deklaruar se programi i tyre për mbrojtje sociale është për periudhën 2017-2020. Ndërkaq masa për pensionet sociale pritet të implementohet nga viti 2020, thonë nga kjo ministri.