Nga 2 janari vazhdon procesi i legalizimit të ndërtimeve të egra. Legalizim do të mund të kërkojnë qytetarët të cilët kanë ndërtuar pa leje deri në mars të vitit 2011.

Kërkesa do të dorëzohet në komunën ku gjendet ndërtimi i egër, ndërkaq do të duhet të ofrohet edhe një llogari për pagesën e ujit dhe të rrymeës.
Sipas Goran Sugareskit, ministër i Transportit dhe Lidhjes, afati është gjashtë muaj, por do të ketë edhe afat të dytë.